Ministri i financave Vlladisllav Goranov nguli këmbë që afaristi Vasill Bozhkov të paguajë borxhin e vet ndaj shtetit me përmasë 700 mln leva (359 mln euro) nga taksa të papaguara. Ai bëri të ditur se “bosi i lojërave të fatit”, i cili ka 11 akuza në Bullgari, përfshi këtu dhe akuza për tregti me ndikim dhe për pronësi të paligjshme të pasurive kulturore, është bullgari i radhës i cili fshihet nga drejtësia.
“Të gjitha kontaktet e mia sa i përket këtij biznesi kanë qenë personalisht me Goranovin dhe kam shumë prova për këtë” – deklaroi nga Dubai Bozhkovi në një intervistë për televizionin BTV. Ai i bëri thirrje Goranovit për të zbatuar premtimin e tij dhe të japë dorëheqje, në qoftë se vërtetohet se ai ka pasur informacion për kursimin e miliona tatimeve nga lojërat e fatit.
Bozhkovi shpalli se tashmë është i çliruar, pasi më herët ishte kapur me kërkesë të autoriteteve bullgare, por askush nga prokuroria nuk e ka kërkuar.Në tetor, 5768 shtetas të vendeve të treta kanë provuar të hyjnë në vend, që është një rënie prej 52,6% krahasuar me tetorin 2023. (12 174 persona). Sipas të dhënave të përmbledhura të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për këtë muaj janë ndaluar 841..
Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Me këtë rast sot nis një fushatë parandaluese kombëtare me..
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..