Me ngritjen solemne të flamurit të Evropës para institucionit të Presidentit Bullgaria shënon Ditën e Evropës – 9 maj. Më herët sot Kreu i Shtetit Rumen Radev dhe Nënpresidentja Iliaja Jotova vunë kurore para Monumentit të Ushtarit të Panjohur me rastin e përvjetorit të 75 të fundit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.
Në këto kohëra të vështira duhet të kërkojmë interesat e përbashkëta dhe jo të vendosim vija ndarëse, të cilat nuk janë në interes të Evropës, nënvizoi Presidenti dhe shtoi se në krizë është me rëndësi të kërkojmë atë që na bashkon, kështu qe të mund të dalim nga ajo më të fortë, të bashkuar dhe të përgjegjshëm.
Në Ditën e Evropës mund të krenohemi se jemi pjesë e bashkimit më demokratik në planet, vuri në dukje në faqen e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov. “Bullgaria nuk është vetëm konsumatore e privilegjeve dhe e fondeve evropiane, ne e ruajmë kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe marrim pjesë në vendimmarrjen për sigurinë e përbashkët dhe prosperitetin e kontinentit tonë – vë në dukje ai, ndërsa me rastin e përvjetorit të Fitores kundër nazizmit ai bëri thirrje “për të mbajtur mend viktimat e kësaj lufte dhe mësimet e historisë.”Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..