Me ngritjen solemne të flamurit të Evropës para institucionit të Presidentit Bullgaria shënon Ditën e Evropës – 9 maj. Më herët sot Kreu i Shtetit Rumen Radev dhe Nënpresidentja Iliaja Jotova vunë kurore para Monumentit të Ushtarit të Panjohur me rastin e përvjetorit të 75 të fundit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.
Në këto kohëra të vështira duhet të kërkojmë interesat e përbashkëta dhe jo të vendosim vija ndarëse, të cilat nuk janë në interes të Evropës, nënvizoi Presidenti dhe shtoi se në krizë është me rëndësi të kërkojmë atë që na bashkon, kështu qe të mund të dalim nga ajo më të fortë, të bashkuar dhe të përgjegjshëm.
Në Ditën e Evropës mund të krenohemi se jemi pjesë e bashkimit më demokratik në planet, vuri në dukje në faqen e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov. “Bullgaria nuk është vetëm konsumatore e privilegjeve dhe e fondeve evropiane, ne e ruajmë kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe marrim pjesë në vendimmarrjen për sigurinë e përbashkët dhe prosperitetin e kontinentit tonë – vë në dukje ai, ndërsa me rastin e përvjetorit të Fitores kundër nazizmit ai bëri thirrje “për të mbajtur mend viktimat e kësaj lufte dhe mësimet e historisë.”Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..