Sivjet Vrapimi i Paqes do të kalojë përmes Bullgarisë në mënyrë virtuale. Megjithatë vrapuesit bullgarë do të kalojnë gjithsej 1008 km. për vendin tonë në periudhën 11 – 17 maj. Çdo një prej 7 pjesëmarrësve do të vrapojë kilometrat e domosdoshëm në regjionin ku banon, duke respektuar rregullat e sigurisë.
Vrapimi i Paqes (PeaceRun) është një vrapim me stafeta, i cili ekziston që nga viti 1987 dhe ka qëllim të transmetojë mesazhin e vet të paqes përmes sportit.Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..