Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konfederata e Sindikatave të Pavarura: Çmimet ruajnë nivelin e muajit prill

Një prej dyqaneve ushqimore në Sofje
Foto: BGNES

Çmimet gjatë muajit maj tregojnë lëkundje të lehta lart. Por në përgjithësi ato mbeten në nivelin e muajit prill, kur disa prej mallrave u shtrenjtuan shumë, duke arritur nivele rekorde (preparatet dezinfektuese). Atëherë çmimet e disa mallrave ushqimore, si limonët, mollët, peshku, mishi i derrit, gjithashtu u rritën. Këtë e tregon një studim i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura për çmimet e 31 mallrave ushqimore dhe joushqimore në vend.

Në krahasim me çmimet mu para gjendjes së jashtëzakonshme vëzhgohet rritje për të gjitha mallrat e përfshira në studim. Vëzhgohet ulje e çmimeve vetëm të kastravecëve dhe domateve.

Sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura ulja drastike e të ardhurave për shkak të krizës dhe kufizimi i konsumit do të çojë në stabilizim të çmimeve.

Familjet bullgare harxhojnë më shumë për ushqimin – mesatarisht rreth 30% e buxhetit, vënë në dukje sindikalistët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD

Bullgaria padit kompaninë ruse “Gazprom Export” për 400 milionë euro

Furnizuesi shtetëror i gazit "Bulgargaz" ngriti padi kundër kompanisë ruse "Gazprom Export" para Gjykatës së Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris, njoftoi kompania bullgare. Pala bullgare kërkon kompensim prej më shumë se 400..

botuar më 24-07-09 1.43.MD