Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjenerali Mutafçijski përgëzoi infermieret me rastin e festës së tyre profesionale

Profesor Mutafçijski
Foto: Qendra e Shtypit pranë Këshillit të Ministrave

Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit gjeneral Vencisllav Mutafçijski përshëndeti infermieret me rastin e Ditës së Infermiereve – 12 Majit. Organizata Botërore e Shëndetësisë caktoi vitin 2020 Vit Botëror i Infermiereve dhe Mamive në lidhje me përvjetorin e 200-të të lindjes së infermieres Florence Nightingale– themeluesja e shkollës së parë për infermiere në vitin 1860. “Puna juaj nuk është më pak e rëndësishme se sa ajo e mjekut, gjë e cila e vërtetoni edhe në situatën e tanishme të jashtëzakonshme. Kolege, ju falënderoj për përpjekjet, për profesionalizmin e lartë, për kujdesin ndaj pacientëve tanë. Gëzohem se punojmë bashkë. Gëzuar festën! Jini me shëndete të plotë!”, thekson në urimet e tij gjenerali Mutafçijski.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

80 bullgarë të tjerë u evakuuan me sukses nga Libani, numri i përgjithshëm i të kthyerve është 169

80 shtetas të tjerë bullgarë nga Libani u ulën në Aeroportin e Sofjes me aeroplanin qeveritar. Kështu, numri i të evakuuarve me dy fluturimet pas 30 shtatorit është tashmë 169. Fluturimin e fundit e ka mirëpritur ministrja e transportit Krasimira..

botuar më 24-10-02 9.58.PD

Një bienale ndërkombëtare me akuarel mbledh artistë nga 7 vende në Sofje

Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..

botuar më 24-10-02 6.25.PD

Parashikimi i motit për 2 tetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..

botuar më 24-10-01 6.20.MD