Sofja mbeti në vendin e shtatë nga 18 qytetet që morën pjesë në Konkursin e Komisionit Evropian për qytete të gjelbra.
Në klasifikim Sofja është në vendin e parë në kategoritë “Cilësia e ajrit” dhe “Administrimi i integruar”. Ajo paraqitet shumë mirë për nga treguesit “Adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike” – në vend të tretë, “Zbutja e ndryshimeve të klimës” – në vend të katërt dhe “Energjetika” – në vend të katërt. Në kategoritë “Mbeturinat” dhe “Rritja e gjelbër dhe inovacionet ekologjike” Sofja është përkatësisht në vend të gjashtë dhe të shtatë.
Juria prej ekspertësh ndërkombëtarë i rekomandon kryeqytetit tonë përmirësim të arritjeve të tij në sferën “Mobiliteti urban”, si dhe punë të forcuar mbi temat “Shumëllojshmëria biologjike”, “Shfrytëzimi i qëndrueshëm i tokës”, “Ujërat” dhe “Zhurma”.
Në finale u klasifikuan qytetet Dijon, Grenoble, Torino dhe Talini.Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..