Që nga dita e shtunë Greqia fillon hapjen e plazheve
Temperatura në Greqi po rritet. Pritet që në fundjavë të arrijë 40 gradë Celsius. Që nga e shtuna qeveria hap plazhet e organizuara duke u respektuar të gjitha rregullat për distancë. Nën një çadër plazhi duhet të ketë jo më shumë se dy shezlongje, ndërsa distanca mes turistëve duhet të jetë minimum një metër e gjysmë. Po shqyrtohet edhe mundësia për akses të lirë tek ishujt grekë nga data 25 maj.
Qeveria greke përshëndeti udhëzimet e Komisionit Evropian për përballimin e pasojave të krizës së Covid-19 në turizëm. Sipas zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas, Greqia është shteti i parë i cili shtroi çështjen për turizmin në dialogun evropian dhe në plan janë përfshirë shumë propozime greke.
Sllovenia rifilloi fluturimet ndërkombëtare
Që nga data 12 maj aeroporti ndërkombëtar në kryeqytetin slloven Ljubljanë u hap për fluturime, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Do të ketë nevojë për disa javë që të fillojë ritmi normal i punës i aeroportit sipas rregullave të reja. Ndalesa për fluturimet ndërkombëtare në aeroportet e tjera të vendit mbetet në fuqi të paktën deri në 12 qershor.
Sllovenia filloi heqjen graduale të masave kufizuese që nga data 20 prill. Pritet që një pjesë e nxënësve të kthehen në shkollë më 18 maj.
Qiproja hapi shkollat
Pas një ndërprerjeje prej dy muajsh për shkak të koronavirusit Qiproja përsëri hapi shkollat. Në dhomat e mësimit u kthyen vetëm nxënësit që janë duke mbaruar gjimnazin, ose teknikumin,për të cilat nga data 9 qershor fillojnë provimet shtetërore. Rikthimi i nxënësve në shkollë realizohet në respektim të kërkesave të rrepta për deszinfektim dhe higjienë personale. Në dhomat e klasës mund të ketë deri në 12 nxënës, të ulur nga një në tryezë në distancë mes tyre. Gjysma prej maturantëve do të shkojnë në shkollë të hënën, të mërkurën dhеtë premten, kurse gjysma tjetër – tëmartën dhe të enjten. Javën tjetër do të këmbehen. Nxënësit që mbeten në shtëpi do të kenë mësime online. Fëmijët e të gjitha klasave do të kthehen në shkollë më 21 maj, kur fillon faza e dytë e heqjes së masave kufizuese në Qipro.
Rumania aplikon gjendje shqetësimi
Me vendim të Parlamentit në Rumani aplikohet gjendje shqetësimi në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Kjo gjendje mund të jetë në fuqi jo më shumë se 30 ditë, ndërsa gjobat për shkeljen e masave do të jenë maksimum 3100 euro. Mund të punojnë qendra tregtare me sipërfaqe deri në 15 000 metra katrorë, si dhe terracat e restoranteve duke u respektuar masat sanitare të sigurisë. Në qoftë se vendimi nuk apelohet në Gjykatën Kushtetuese, ajo mund të hyjë në fuqi nga data 18 maj.
Edi Rama: Mini-Shengeni do të forcojë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi në një intervistë për televizionin e Zagrebit N1 se formimi i të ashtuquajturit “Mini-Shengen” në vendet e Ballkanit Perëndimor është një mënyrë e mirë e bashkëpunimit para aderimit të tyre në Bashkimin Evropian dhe se çështjet e pazgjidhura mes Prishtinës dhe Beogradit nuk duhet të jenë pengesë para bashkëpunimit të tyre ekonomik.
Rama nënvizoi se bashkëpunimi regjional është me rëndësi kyçe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe se është një ide e mirë që të ketë liri të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve të këtyre shteteve para hyrjes së tyre në BE.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..