Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Që nga dita e shtunë Greqia fillon hapjen e plazheve

Foto: BTA

Temperatura në Greqi po rritet. Pritet që në fundjavë të arrijë 40 gradë Celsius. Që nga e shtuna qeveria hap plazhet e organizuara duke u respektuar të gjitha rregullat për distancë. Nën një çadër plazhi duhet të ketë jo më shumë se dy shezlongje, ndërsa distanca mes turistëve duhet të jetë minimum një metër e gjysmë. Po shqyrtohet edhe mundësia për akses të lirë tek ishujt grekë nga data 25 maj.
Qeveria greke përshëndeti udhëzimet e Komisionit Evropian për përballimin e pasojave të krizës së Covid-19 në turizëm. Sipas zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas, Greqia është shteti i parë i cili shtroi çështjen për turizmin në dialogun evropian dhe në plan janë përfshirë shumë propozime greke.


Sllovenia rifilloi fluturimet ndërkombëtare

Foto: lju-airport.si

Që nga data 12 maj aeroporti ndërkombëtar në kryeqytetin slloven Ljubljanë u hap për fluturime, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Do të ketë nevojë për disa javë që të fillojë ritmi normal i punës i aeroportit sipas rregullave të reja. Ndalesa për fluturimet ndërkombëtare në aeroportet e tjera të vendit mbetet në fuqi të paktën deri në 12 qershor.
Sllovenia filloi heqjen graduale të masave kufizuese që nga data 20 prill. Pritet që një pjesë e nxënësve të kthehen në shkollë më 18 maj.


Qiproja hapi shkollat

Foto: BTA

Pas një ndërprerjeje prej dy muajsh për shkak të koronavirusit Qiproja përsëri hapi shkollat. Në dhomat e mësimit u kthyen vetëm nxënësit që janë duke mbaruar gjimnazin, ose teknikumin,për të cilat nga data 9 qershor fillojnë provimet shtetërore. Rikthimi i nxënësve në shkollë realizohet në respektim të kërkesave të rrepta për deszinfektim dhe higjienë personale. Në dhomat e klasës mund të ketë deri në 12 nxënës, të ulur nga një në tryezë në distancë mes tyre. Gjysma prej maturantëve do të shkojnë në shkollë të hënën, të mërkurën dhеtë premten, kurse gjysma tjetër – tëmartën dhe të enjten. Javën tjetër do të këmbehen. Nxënësit që mbeten në shtëpi do të kenë mësime online. Fëmijët e të gjitha klasave do të kthehen në shkollë më 21 maj, kur fillon faza e dytë e heqjes së masave kufizuese në Qipro.


Rumania aplikon gjendje shqetësimi

Foto: BTA

Me vendim të Parlamentit në Rumani aplikohet gjendje shqetësimi në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Kjo gjendje mund të jetë në fuqi jo më shumë se 30 ditë, ndërsa gjobat për shkeljen e masave do të jenë maksimum 3100 euro. Mund të punojnë qendra tregtare me sipërfaqe deri në 15 000 metra katrorë, si dhe terracat e restoranteve duke u respektuar masat sanitare të sigurisë. Në qoftë se vendimi nuk apelohet në Gjykatën Kushtetuese, ajo mund të hyjë në fuqi nga data 18 maj.


Edi Rama: Mini-Shengeni do të forcojë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor

Foto: BGNES

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi në një intervistë për televizionin e Zagrebit N1 se formimi i të ashtuquajturit “Mini-Shengen” në vendet e Ballkanit Perëndimor është një mënyrë e mirë e bashkëpunimit para aderimit të tyre në Bashkimin Evropian dhe se çështjet e pazgjidhura mes Prishtinës dhe Beogradit nuk duhet të jenë pengesë para bashkëpunimit të tyre ekonomik.
Rama nënvizoi se bashkëpunimi regjional është me rëndësi kyçe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe se është një ide e mirë që të ketë liri të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve të këtyre shteteve para hyrjes së tyre në BE.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD