Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masat në fuqi në gjendjen e re të jashtëzakonshme epidemike

Foto: Pixabay

Njerëzit në moshë mbi 60 vjeç detyrimisht do të hyjnë në spital në se janë të infektuar me Covid-19, pavarësisht nga gjendja e tyre. Këtë e vendosi ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev. Do të hospitalizohen edhe të infektuarit me sëmundje kronike, me sistem të dëmtuar imun dhe me frymëmarrje të vështirësuar. Pas daljes nga spitali për këta njerëz është e detyrueshme karantina 28 ditore.

Të gjithë me infeksion të konfirmuar mbeten në izolim shtëpiak 28 ditë, edhe të mos kanë simptoma. Vizitat në shtëpi nuk janë të lejuara në kohën e izolimit, njerëzit që kanë qenë në kontakt të afërt me të infektuarit gjithashtu janë të detyruar të mbeten në izolim 14 ditor në shtëpi.

Personat e kontaktit janë:

-  Ata që bashkëjetojnë me të infektuarin ose kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë fizik me të;

-  Ata që kanë pasur kontakt të pambrojtur me sekrecione infektive;

-  Secili që ka qëndruar më se 15 minuta në një dhomë të mbyllur me individ të infektuar në distancë të paktën 2 metra;

-  Udhëtarët e aeroplanit të cilët kanë qenë në distancë deri në dy vende nga të infektuarit.

Nën karantinë 14 ditore vihen të gjithë individët të cilët hyjnë në territorin e Bullgarisë. Mbetet regjimi i deritanishëm që shoferët e kamionëve të rëndë dhe të autobusëve të cilët kalojnë transit përmes Bullgarisë të mos mbeten nën karantinë.

Mosrespektimi i karantinës ndëshkohet me burg deri në 5 vjet dhe gjobë deri në 25 mijë euro.


Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD