Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritet që të fillojnë punë edhe restorantet në hapësirat e mbyllura

Foto: BGNES

Pritet që nga data 1 qershor të fillojnë punë edhe restorantet në hapësirat e mbyllura. Pasi flasim për turizëm në këtë periudhë duhet t’i hapim edhe restorantet e brendshme, tha Kryeministri Bojko Borisov.

Me rastin e kërkesës për uljen e TVSH-së së të gjitha ushqimeve, ai komentoi se kjo është e rrezikshme. Në një moment kur të ardhurat janë kaq të ulëta bëmë disa përjashtime për librat dhe restorantet, sepse në fakt ne i kishim mbyllur restorantet, shtoi Borisov.

Nuk shqyrtohet dorëheqja e Ministrit të Financave, tha Kryeministri dhe vuri në dukje se huat dhe grantet u jepen plotësisht kompanive. Askush nuk ka pritur se mijëra kompani do të kërkojnë njëkohësisht financim, theksoi Borisov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD