Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Kjustendill - fytyrat e shumta të “qytetit të përjetshëm”

4
Foto: kustendil.bg

Historia e qytetit Kjustendill fillon akoma gjatë epokës neolitike. Një pjesë nga lavdia e tij gjatë shekujve vjen nga burimet me ujë të ngrohtë mineral. Madje dhe emri antik i vendit të populluar, sipas disa studiuesve do të thotë “qytet burimor” ose “burime që gjithmonë derdhin ujë”. Rreth tyre është themeluar dhe qyteza trake, e cila në kohën e periudhës romake kthehet në një qendër të rëndësishme tregtare dhe një vendpushim balneologjik, i njohur në të gjithë botën greko-romake me Asclepionin (shenjtërore kushtuar hyjnisë greke të mjekësisë Asklepij).

Kanë ndryshuar epokat, sundimtarët dhe zakonet, kurse njerëzit kanë shtuar vlera shpirtërore dhe materiale. Në mesin e shekullit të 19 fillojnë studimet historike. Ekspozitën e parë muzeore e rendisin në Shkollën Pedagogjike gjatë vitit 1897, por jo pas shumë kohe artefakte dhe dokumente nga e kaluara janë mbledhur në Vatrën e Kulturës “Bratstvo” /Vëllazëria/. Valentin Deboçiçki, drejtor i Muzeut Regjional Historik në qytetin Kjustendill, tregon për shtresat e ndryshme nga e kaluara e këtij “qyteti të përjetshëm”:

“Qyteti Kjustendill i cili është trashëgimtar i Pautalias antike dhe të Vellbëzhdit mesjetar ka një histori të vazhdueshme e cila përfshin 8 mijëvjeçarë të tërë. Prandaj jo pa bazë e quajmë “qytetin e përjetshëm”- kështu siç e quajnë dhe Romën e lashtë. Si rezultat i zhvillimit pa ndërprerje, kanë mbetur  vlera të shumta kulturore si dhe monumente nga epokat e ndryshme. Një pjesë prej tyre mund të shikohen në Sallën Arkeologjike “Asclepij”. Ekspozita është një prelud i shkëlqyer i tregimit të historisë së qytetit tonë. Ja përse, u rekomandoj miqve të fillojnë që këtu. Emërtimi i sallës nuk është i rastit. Kemi të dhëna indirekte historike se në rrezet e kodrës së shenjtë të quajtur Hisarllëka, gjatë periudhës së shekujve II-III është ndërtuar  i ashtuquajturi Asclepius. Në qoftë se kërkojmë një analog modern , ky është një spa-kompleks antik me stadium, banja dhe tempull i Asclepiusit – perëndisë së shëndetit. Akoma më mbrapa në kohën, kur këtu kanë jetuar trakët, në po këtë zonë ka pasur dhe ka ekzistuar një shenjtore e famshme e kësaj perëndie. Në sallën arkeologjike mund të shikoni tabela kushtimore, të cilat i kushtohen kësaj perëndie si dhe të hyjnive të tjera shëndet sjellëse.

Ashtu si në të gjitha qytetet me histori të lashtë, shumë nga objektet arkeologjike në qytetin Kjustendill janë në të hapur. Të tilla janë banjat romake, një pjesë prej të cilave mund të shikohen në qendër të qytetit.  

Kjo është një banjë e madhe romake me një sipërfaqe mbi 3000 metra katrore dhe një sistem për ngrohje të dhomave të veçanta të quajtur hypocaustum. Rekomandoj dhe monumentin më të vlefshëm nga Mesjeta e Hershme, të ruajtur në pamjen autentike - kishën “Shën Gjergji Fitimprurësi”

Në fund të shekullit të 15 dhe në fillim të shekullit të 14, Despotati i Vellbëzhdit ra nën sundimin osman, kurse sundimtari i fundit i krishterë është Konstantini. Pikërisht atëherë e quajnë qytetin tonë Kjustendill (në përkthim nga turqishtja “toka e Konstantinit”). Nga po kjo epokë është dhe xhamia “Fetih Mehmed”-një monument jashtëzakonisht i vlefshëm i arkitekturës myslimane, si dhe xhamia “Ahmed bej”.


Do t’u rekomandoja miqve tanë të vizitojnë Muzeun e Luftërave Nacional-Çlirimtare të Bullgarëve në qytetin Kjustendill dhe në rajonet përreth, të renditur në shtëpinë e vojvodës legjendar Iljo. Ja vlen të zhyteni dhe në atmosferën e jetës urbane nga periudha e Rilindjes në shtëpinë e Emfiexhievit. Dhe patjetër duhet të hipni në Hisarllëka. Aty do të shikoni kalanë e bukur antike (të rindërtuar dhe të ruajtur plotësisht) e cila mban emrin e kodrës së shenjtë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/ Muzeu Historik Regjional në Kjustendill, kustendil.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD

Në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u zbulua koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe

Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..

botuar më 24-11-29 6.15.PD