INVEST BULGARIA Move to be moved është videoja e re drejtuar investitorëve potencialë në Bullgari. Ajo u krijua me kërkesë të Agjencisë Bullgare të Investimeve. Pritet premiera zyrtare e spotit, por ai tashmë përhapet dhe shqyrtohet aktivisht në rrjetet sociale.
Më 26 maj spoti u bë një prej temave më të komentuara në internet. Reaksionet lëkunden nga miratimi i mënyrës profesionale të krijimit të tij e gjer tek kritikat se është tepër reklamues dhe nuk e pasqyron gjendjen reale ekonomike.
Gjithsesi, videoja është atraktive, tërheq vëmendjen dhe mund të shihet në video-kanalin e Agjencisë Bullgare të Investimeve.Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...