Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbetet karantina 14-ditore për ata që vijnë në Bullgari nga 8 vende evropiane

Prof. asoc. Angell Kunçev
Foto: BGNES

Shtabi Operativ Kombëtar për Kundërvënien e Koronavirusit propozoi që nga 1 qershori të hiqet karantina 14-ditore për njerëzit, të cilët mbërrijnë në Bullgari nga vendet e Bashkimit Evropian dhe nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Vendimi është marrë pas analizës së të dhënave të Qendrës Evropiane për Kontroll të Sëmundjeve, bëri të ditur dr. Angell Kunçev.

Karantina do të mbetet vetëm për ata që vijnë nga 8 vendet evropiane, ku gjatë 2 javëve të fundit është regjistruar intensitet më të lartë të të infektuarve. Këto janë Belgjika, Italia, Malta, Spanja, Portugalia,  Suedia, Irlanda dhe Britania e Madhe. Kunçevi për herë të radhës nënvizoi se Shtabi Kombëtar insiston për mbajtjen e maskave në të gjitha hapësirat e mbyllura, ku mblidhen shumë njerëz.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deri në fund të javës do të jetë e qartë nëse do të ketë një qeveri të rregullt

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të grupit parlamentar të partisë "Ka një popull të tillë" (ITN) që menjëherë të fillojnë bisedimet me formacionet e tjera politike në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Ai iu dorëzoi..

botuar më 24-07-29 1.51.MD

Bullgaria po i ndjek me shqetësim deklaratat e Shkupit për Korridorin nr.8

Qeveria e Bullgarisë po monitoron me shqetësim në rritje deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë të Maqedonisë së Veriut që synojnë shkeljen e angazhimeve ndërkombëtare në fushën e konektivitetit infrastrukturor, përfshirë këtu ridrejtimin e fondeve..

botuar më 24-07-29 12.18.MD

Papunësia ndër të diplomuarit është nën 5 për qind

Bullgaria është ndër vendet e BE-së ku shumica e njerëzve me arsim të lartë punojnë me kontratë pune të përhershme. Papunësia mes atyre me diplomë baçelor ose master është më pak se 5%, sipas sondazhit të kryer në 17 vende EUROGRADUATE 2022. Të..

botuar më 24-07-29 10.54.PD