Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga koleksioni i Radio Bullgarisë

120 000 fëmijë bullgarë grumbullojnë mjete për ndërtimin e kopjes së anijes “Radecki”

Foto: Radio Vidin

Si një tempull i veprës së guximshme të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të pjesëmarrësve në çetën e tij në ujërat e Danubit afër Kozllodujit ngrihet muzeu-kopje e anijes “Radecki”.

Anija austriake “Radecki” është ndërtuar në Budapest në vitin 1851. Më 29 maj 1876 çeta e Hristo Botevit e pushton anijen dhe e detyron të akostojë në bregun bullgar, nga ku i drejtohet Ballkanit të Vracës, që të luftojë për lirinë e Bullgarisë. Origjinali i anijes është asgjësuar në vitin 1924 nga Shoqëria Austriake e Anijeve. 42 vjet më vonë është ndërtuar një kopje e saktë e anijes legjendare me mjete të grumbulluara nga 120 000 fëmijë bullgarë.

Në vigjilje të 2 qershorit – Dita e Botevit dhe e të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë Radio Bullgaria ju rikujton historinë e muzeut - anije “Radecki”.

Çfarë reliktesh të vlershme mund të shihen në sallat e tij dhe pse tërheq edhe fëmijët, edhe të rriturit lexoni në publikimin tonë “Me anijen “Radecki” drejt Bullgarisë së lirë”.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë 90 vjetorin e shenjtërimit të Monumentit të Lirisë në malin Shipka

Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës u zhvilluan betejat vendimtare për Luftën Ruso-Turke dhe..

botuar më 24-08-26 7.10.PD

147 vjet nga Epopeja e Shipkës

“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..

botuar më 24-08-24 12.38.MD

"Gruaja me shumë fytyra" - ekspozitë fotografike për 90 vjetorin e aktores së madhe Tatjana Llollova

Ekspozita “Gruaja me shumë fytyra” me fotografi bardh e zi hapet me rastin e 90-vjetorit të aktores së madhe Tatjana Llollova. Fotot do të ekspozohen në Lulishten e Qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. “Tatjana pëlqente të luante. Po..

botuar më 24-08-20 6.10.PD