Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij, ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e parë të bullgarëve. Pas vdekjes së ShenMetodij në vitin 885 të dëbuar nga Moravia, Shtatë Shenjtorët erdhën në Bullgari.Mbreti Boris i pranoi dhe i caktoi të arsimonin popullin. Klimenti themeloi një shkollë arsimore në Ohër me 3050 nxënës. Mbreti Simeon në vitin 896 e emëroi peshkop të Drembicës ose Velicës, në dioqezën e së cilës përfshihej Ohri. Ai ishte peshkopi i parë bullgar që shkëlqeu në vepra dhe bëri mrekulli - vdiq në vitin 916.
Shën Kliment Ohridski është mbrojtësi shpirtëror i institucionit të parë bullgar të arsimit të lartë – Universitetit të Sofjes, i cili mban emrin e shenjtorit.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: bulgarianhistory, Bllagoj AnevMë 29 qershor, Kisha ka vendosur të kremtojë njëkohësisht kujtimin e Apostujve të mëdhenj Pjetrit dhe Palit, të cilët ajo i quan "kryeapostuj të parë" dhe "mësues të gjithësisë". Të dy apostujt u përkushtuan shumë për përhapjen e Fjalës së Zotit,..
Një jetë mes librave, fjalëve dhe urtësisë – kështu mund të përshkruhet rrugëtimi i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi, e cila në moshën 90-vjeçare vijon të sfidojë kohën me pasionin dhe përkushtimin e saj ndaj letërsisë. Janka Selimi..
Më 24 qershor, Kisha Ortodokse kremton me nderim të madh Lindjen e Shën Gjon Pagëzorit, i njohur në traditën popullore si Enjovden. Ky është një nga shenjtorët më të mëdhenj të krishterimit, i vlerësuar menjëherë pas Hyjlindëses Mari, si më i madhi..