Edhe në mijëra kilometra nga Bullgaria –në Brazilin e largët, bashkatdhetarët tanë mbajnë të gjallë shpirtin bullgar. Para 11 vjetëve në festën kombëtare 3 mars në Sao Paulo është krijuar shkolla e parë bullgare e ditës së diel në të gjithë Amerikën Jugore. Në fillim ka qenë vetëm kurs i mësimit të gjuhës bullgare, gjatë vitit 2011 ajo është e përfshirë në Programin Kombëtar për Shkollat Bullgare Jashtë Shtetit, kurse që nga viti 2015 punon si shkollë pranë ambasadës së Bullgarisë në Brazil dhe gëzon mbështetjen e saj të plotë. Sot aty mësojnë 65 nxënës – të pranishëm dhe përmes internetit, gjë e cila e ndihmon shkollën të arrijë deri tek fëmijët me prejardhje bullgare, pavarësisht se ku jetojnë në Bralil, të cilët kanë dëshirë të mësojnë gjuhën bullgare.
Mes theksave në programin kulturor të shkollës janë datat 11 dhe 24 maj – festat e vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij (sipas kalendarit gregorian dhe atë julian). Më 11 maj 2018 , nën egjidën e Ministrisë Bullgare të Arsimit, për herë të parë u zhvillua iniciativa “Trëndafilat e Bullgarisë”, në të cilën që të gjitha shkollat bullgare jashtë shtetit luajnë valle, duke organizuar dhe aktivitete të tjera shoqëruese në të hapur.
“Me këto shfaqje gjatë 2 vjetëve të fundit ne tërheqim vëmendjen dhe të brazilianëve pas festave tona dhe dita 11 maj u kthye në Ditën e Bullgarisë në Sao Paulo. Në ngjarjet tona vijnë bullgarë nga i gjithë Brazili, që të mund të përfshihen në një atmosferë të shkëlqyer”, tregon themeluesi i shkollës bullgare Mihaill Krëstanov.Festa zhvillohet në Muzeun e Emigracionit.
“Brazili është i përbërë prej kombësive të ndryshme. Në këtë muze është treguar e gjithë historia e emigracionit. Dikur në këtë godinë janë vendosur emigrantë nga kontinentet e ndryshme dhe që aty janë transportuar deri tek plantacionet e kallamit. Mes tyre ka pasur dhe bullgarë nga vala e parë e emigrantëve bullgarë nga viti 1930. Sot muzeu është një vend i shkëlqyer për atraksione. Akoma gjatë paraqitjes sonë të parë atje, që përfshinte dhe koncert, me të cilin plotësuam sallën me mbi 200 vende, drejtoresha e muzeut erdhi tek unë dhe tha: “Një gjë kaq të bukur unë nuk kisha parë. Gjithmonë kur doni, ne do të jemi në dispozicionin tuaj”. Në vallen në të hapur u përfshinë dhe njerëz nga popullsitë e tjera, të cilët filluan të interesohen më shumë për Bullgarinë”,thotë Mihaill.
Situata e ndërlikuar rreth koronavirusit në Brazil sivjet ndryshoi planet për festat e bashkatdhetarëve tanë. Por, si bullgarë të cilët nuk dorëzohen leht, ata vendosën ta zhvillojnë festën “Trëndafilat e Bullgarisë “ në mënyrë virtuale.
“Kemi fëmijë të talentuar. Disa këndojnë shumë bukur, të tjerë recitojnë shumë mirë, të tretë vallëzojnë. Kemi fëmijë të vegjël – muzikantë të mirë , të cilën interpretojnë nga shtëpia pjesa muzikore”,tregon bashkëbiseduesi im. Kështu është krijuar një video shumë emocionuese që mund të shihet në Youtube, në të cilën heronjtë kryesorë janë fëmijët e Bullgarisë në Brazilin e largët.
Por cila është ajo e cila i motivon këta fëmijë të shkojnë në shkollën bullgare, duke ndarë për këtë nga një ditë çdo fundjavë?
“Babi im është bullgar. Unë kam qenë 3 herë në Bullgari. Gjyshja dhe gjyshi im, kushërinjtë e mi jetojnë në Sofje. Unë e mësoj gjuhën bullgare që të mund të bisedoj me ta dhe po kështu që të mund të mësoj më shumë për kulturën dhe historinë bullgare”, thotë Julia Hazërbasanova - e cila është 9 vjeçe.
Në përgjigje të pyetjes sime se çfarë e mban të gjallë dashurinë e saj ndaj Bullgarisë, një nxënëse tjetër nga shkolla në Sao Paulo – Sofia Spasova Kosta, 13-vjeçe, thotë:
“Bullgaria është shumë e rëndësishme për mua, sepse mamaja ime është bullgare. Kushërinjtë e mi jetojnë në Sofje dhe mua më pëlqen shumë që të jem me ta. Bullgaria për mua është natyrë dhe klimë, të cilat vetëm aty mund ti ndiej. Më pëlqen shumë dhe deti, më në veçanti qytetet Sozopoll dhe Nesebar. Bullgaria është atdheu im i dytë”.
Në shkollën e ditës së diel mësojnë kryesisht fëmijë nga martesa të përziera ose të bullgarëve të cilët janë me shërbim ose punë në Brazil. Me ta punojnë në mënyrë të palodhshme Mihaill Krëstanov, Iglika Spasovska dhe Zornica Popova, e cila përgjigjet për mësimin e folklorit bullgar dhe për veprimtaritë jashtëshkollore. Atë të cilën e mësojnë e prezantojnë dy herë në muaj në mësime të hapura.
Një pjesë e madhe prej fëmijëve pas kësaj kthehen në Bullgari. Përfshirja e tyre pa problem dhe me sukses në sistemin bullgar të arsimit është një provë për punën e mirë të kryer të pedagogëve nga shkolla e së dielës në Sao Paulo.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Mihaill KrëstanovEdicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..