Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Trëndafilat e Bullgarisë” në shkollën e së dielës në Sao Paulo

Edhe në mijëra kilometra nga Bullgaria –në Brazilin e largët, bashkatdhetarët tanë mbajnë të gjallë shpirtin bullgar. Para 11 vjetëve në festën kombëtare 3 mars në Sao Paulo është krijuar shkolla e parë bullgare e ditës së diel  në të gjithë Amerikën Jugore. Në fillim ka qenë vetëm kurs i mësimit të gjuhës bullgare, gjatë  vitit 2011 ajo është e përfshirë në Programin Kombëtar për Shkollat Bullgare Jashtë Shtetit, kurse që nga viti 2015 punon si shkollë pranë ambasadës së Bullgarisë në Brazil dhe gëzon mbështetjen e saj të plotë. Sot  aty mësojnë 65 nxënës – të pranishëm dhe përmes internetit, gjë e cila e ndihmon shkollën të arrijë deri tek fëmijët me prejardhje bullgare, pavarësisht se ku jetojnë në Bralil, të cilët kanë dëshirë të mësojnë gjuhën bullgare.

Mes theksave  në programin kulturor të shkollës janë datat 11 dhe 24 maj – festat e vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij (sipas kalendarit gregorian dhe atë julian). Më 11 maj 2018 , nën egjidën e Ministrisë Bullgare të Arsimit, për herë të parë u zhvillua iniciativa “Trëndafilat e Bullgarisë”, në të cilën që të gjitha shkollat bullgare jashtë shtetit luajnë valle, duke organizuar dhe aktivitete të tjera shoqëruese në të hapur.

Me këto shfaqje gjatë 2 vjetëve të fundit ne tërheqim vëmendjen dhe të brazilianëve pas festave tona dhe dita 11 maj u kthye në Ditën e Bullgarisë në Sao Paulo. Në ngjarjet tona vijnë bullgarë  nga i gjithë Brazili, që të mund të përfshihen në një atmosferë të shkëlqyer”, tregon themeluesi i shkollës bullgare Mihaill Krëstanov.Festa zhvillohet në Muzeun e Emigracionit.

Mihaill Krëstanov me medalje nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës për meritat e veçanta të  Shkollës Bullgare në Sao Paulo për përhapjen e gjuhës, folklorit dhe traditave bullgare“Brazili është i përbërë prej kombësive të ndryshme. Në këtë muze  është treguar e gjithë historia e emigracionit. Dikur në këtë godinë janë vendosur emigrantë nga kontinentet e ndryshme dhe që aty janë transportuar deri tek plantacionet e kallamit. Mes tyre ka pasur dhe bullgarë  nga vala e parë e emigrantëve bullgarë nga viti 1930. Sot muzeu është një vend i shkëlqyer për atraksione. Akoma gjatë paraqitjes sonë të parë atje, që përfshinte dhe koncert, me të cilin plotësuam sallën me mbi 200 vende, drejtoresha e muzeut erdhi tek unë dhe tha: “Një gjë kaq të bukur  unë nuk kisha parë. Gjithmonë kur doni, ne do të jemi në dispozicionin tuaj”.  Në vallen në të hapur u përfshinë  dhe njerëz nga popullsitë e tjera, të cilët filluan të interesohen  më shumë për Bullgarinë”,thotë Mihaill.

Situata e ndërlikuar rreth koronavirusit në Brazil sivjet ndryshoi planet për festat e bashkatdhetarëve tanë. Por, si bullgarë të cilët nuk dorëzohen leht, ata vendosën ta zhvillojnë festën “Trëndafilat e Bullgarisë “ në mënyrë virtuale.

“Kemi fëmijë të talentuar. Disa këndojnë shumë bukur, të tjerë recitojnë shumë mirë, të tretë vallëzojnë. Kemi fëmijë të vegjël – muzikantë të mirë , të cilën  interpretojnë nga shtëpia pjesa muzikore”,tregon bashkëbiseduesi im. Kështu është krijuar një video shumë emocionuese që mund të shihet në Youtube, në të cilën heronjtë kryesorë janë fëmijët e Bullgarisë në Brazilin e largët.


Por cila është ajo e cila i motivon këta fëmijë të shkojnë në shkollën bullgare, duke ndarë për këtë nga një ditë çdo fundjavë?

“Babi im është bullgar. Unë kam qenë 3 herë në Bullgari. Gjyshja dhe gjyshi im, kushërinjtë e mi jetojnë në Sofje. Unë e mësoj gjuhën bullgare që të mund të bisedoj me ta dhe po kështu që të mund të mësoj më shumë për kulturën dhe historinë bullgare”, thotë Julia Hazërbasanova - e cila është 9 vjeçe.

Në përgjigje të pyetjes sime se çfarë e mban të gjallë dashurinë e saj ndaj Bullgarisë, një nxënëse tjetër nga shkolla në Sao Paulo – Sofia Spasova Kosta,  13-vjeçe, thotë:

“Bullgaria është shumë e rëndësishme për mua, sepse mamaja ime është bullgare. Kushërinjtë e mi jetojnë në Sofje dhe mua më pëlqen shumë që të jem me ta. Bullgaria për mua është natyrë dhe klimë, të cilat vetëm aty mund ti ndiej. Më pëlqen shumë dhe deti, më në veçanti qytetet Sozopoll dhe Nesebar. Bullgaria është atdheu im i dytë”.

Në shkollën e ditës së diel mësojnë kryesisht fëmijë nga martesa të përziera ose të bullgarëve të cilët janë me shërbim ose punë në Brazil. Me ta punojnë në mënyrë të palodhshme Mihaill Krëstanov, Iglika Spasovska dhe Zornica Popova, e cila përgjigjet për mësimin e folklorit bullgar dhe për veprimtaritë jashtëshkollore. Atë të cilën e mësojnë e prezantojnë dy herë në muaj në mësime të hapura.

Një pjesë e madhe prej fëmijëve pas kësaj kthehen në Bullgari. Përfshirja e tyre pa problem dhe me sukses  në sistemin bullgar të arsimit është një provë për punën e mirë të kryer të pedagogëve nga shkolla e së dielës në Sao Paulo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Mihaill Krëstanov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD