Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për “online”- fëmijët dhe leximin

Foto: Pixabay

Përveç se është një festë kushtuar fëmijëve 1 qershori vë fillimin e muajve të shkujdesur të pushimeve verore për nxënësit më të vegjël – nga klasa e parë deri në klasën e tretë.

Megjithëse lojërat janë shumë të rëndësishme në jetën e fëmijëve, pas fundit të vitit shkollor çdo nxënës merr një listë të gjatë me titujt e librave të cilët duhet të lexojë gjatë verës. Shpeshherë letërsia e detyrueshme bëhet një pengesë serioze në marrëdhëniet mes fëmijëve dhe prindërve.

E pyetëm vlogerin Aleks Krëstev se si i motivon fëmijët, të cilët nuk e duan leximin, për të kërkuar kontakt me librat?

“Që të ketë interes nga ana e fëmijës ndaj leximit, në fillim ai duhet të mund të zgjedhë vetë se çfarë të lexojë. Madje të bëhet fjalë për diçka, që sipas prindërve nuk ka vlerë letrare. Më e rëndësishme është zgjedhja e lirë e librave nga ana e fëmijës. Këtu është roli i prindërit të vendosë nëse kjo që e ka zgjedhur fëmija e tij për të lexuar i përgjigjet moshës së tij.

“Dashuria ndaj librit krijohet me vite, nuk është një magji, ndërsa interneti në vend që të jetë armik mund të jetë një prej ndihmësve të kësaj” – thotë Aleks Krëstev.

“Megjithëse interneti është një vend plot video dhe lojëra, të cilat e shkëputin vëmendjen e fëmijëve nga leximi, atje gjithmonë mund të gjejmë gjëra interesante për fëmijën tonë – audio-përralla, ose  iniciativa të ndryshme kushtuar leximit online. Unë, si prindër, kurrë nuk kam menduar se fëmija im duhet të lexojë medoemos ndonjë libër të veçantë. Preferoj që ai vetë të ketë mundësinë për të zgjedhur. Kur fëmija ende nuk mund të lexojë, atëherë prindi duhet t’i lexojë fëmijës, ose vogëlushi të dëgjojë përralla të incizuara. Kjo është mënyra më e mirë, në të cilën mund të tregohet fëmijës se sa i këndshëm është leximi.”

Video-blogët fitojnë një popullaritet gjithnjë e më të madh ndër fëmijët dhe adoleshentët. Sipas vlogerit Aleks që të provokohet interesi i fëmijës ndaj librit ai nuk duhet ta pranojë leximin si detyrim.

“Unë vetë nuk i pëlqeja listat me tituj të librave të detyrueshëm që duhej t’i lexoja gjatë pushimeve verore dhe lexoja atë që më pëlqente” – thotë Aleks. Vlogu i tij “Po të lexojnë të dy”, i cili e mirëmban bashkë me të shoqen Raja, i lejon për të treguar mendimin e tyre për librat, të cilët i lexojnë shpejt dhe lehtë. Interesi ndaj kanalit të tyre po vazhdon të rritet. “Për ne është një kënaqësi e madhe kur njerëzit i zbulojnë librat në videot tona dhe ata i hapin rrugën drejt një bote të re” – thotë Aleks dhe nuk harron t’i përshëndesë fëmijët për festën e tyre.

“U uroj fëmijëve, përfshi këtu dhe djalin tim, për të lexuar, të mos kenë frikë nga libri dhe t’u japin shans atyre veprave, të cilat në një moment mund t’u duken të mërzitshme.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Pixabay, Facebook/Po të lexojnë të dy


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD