Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy bullgarë me dekorata prestigjioze nga një festival kinematografik ndërkombëtar

Foto: South East European Film Festival

Poeti bullgar Zahari Ivanov, një nga themeluesit dhe kryetar i Asociacionit të Shkrimtarëve të Evropës Juglindore mori dekoratën e dhjetë “SEE personality award 2020” të festivalit ndërkombëtar të artit kinematografik “South East European film festival – SEE A PARIS FF”. Çmimi është një vlerësim i lartë për kontributin e tij për afrimin e kulturave të popujve ballkanikë.

Për kontributin e përgjithshëm në kinemanë ballkanike çmimin e karrierës e mori shkrimtari bullgar Anzhell Vagenshtajn. “SEE A PARIS FF” është festivali më i madh i artit ballkanik në Evropën Qendrore dhe Perëndimore, i cili zhvillohet çdo vit në Paris dhe Berlin. Ai tregon më të mirën e kinemasë ballkanike tashmë 10 vjet me radhë.

Mbajtës të çmimeve të festivalit janë artistë të shquar ballkanikë, ndër të cilët është aktorja jonë Cvetana Maneva. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD