Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompania e parë bullgare me aktive mbi 1 mlrd euro do të jetë startup

Dobromir Ivanov, Kryetari i Asociacionit Bullgar të Startupeve
Foto: BNR

Ne si komunitet qëllojmë që brenda 3 apo 5 vjetësh të kemi kompanitë e para me vlerësim mbi një miliard euro. Kjo do të na vendosë në hartën botërore për tërheqjen e më shumë investimeve, tha për BNR Dobromir Ivanov – Kryetari i Asociacionit Bullgar të Startupeve.

Startupet bullgare treguan solidaritet të madh gjatë kohës së pandemisë – kështu ishte dhe me kompanitë e teknologjisë së lartë dhe të prodhimit të softuerit. Ishin të dukshme përpjekjet e këtyre sektorëve për të ndihmuar shtetin, njerëzit, qeverinë, të sëmurët dhe bizneset e tjera.

Kriza tregoi domosdoshmërinë për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kompanitë e teknologjive të larta, sepse ato japin zgjidhje, të cilat janë më të qëndrueshme në situata kritike, mendon Ivanov.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria padit kompaninë ruse “Gazprom Export” për 400 milionë euro

Furnizuesi shtetëror i gazit "Bulgargaz" ngriti padi kundër kompanisë ruse "Gazprom Export" para Gjykatës së Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris, njoftoi kompania bullgare. Pala bullgare kërkon kompensim prej më shumë se 400..

botuar më 24-07-09 1.43.MD
Atanas Atanasov

DSB po diskuton për emrat e kryeministrave për kabinetin teknik

Kreu i "Demokratëve për Bullgarinë e Fortë" (DSB) Atanas Atanasov tha për BNT se në "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) duhet të krijohet një organ i vetëm për të diskutuar të gjitha çështjet dhe për të marrë vendimet e..

botuar më 24-07-09 11.41.PD
Hristijan Mickoski

Pushtetarë në Shkup duan të denoncojnë marrëveshjen me Bullgarinë

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut respektohen, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për “minoritetin maqedonas” në Bullgari, njofton BGNES. Në një takim në Universitetin “Xhons Hopkins”..

botuar më 24-07-09 9.39.PD