Njerëzit, të cilët punojnë në lëmin e kulturës janë me rëndësi të madhe për identitetin kombëtar dhe shteti duhet të tregojë se nuk i ka braktisur ata në kushtet e krizës, tha Presidenti Rumen Radev gjatë takimit të tij me përfaqësues të artistëve të pavarur.
Arsyeja për bisedën e tyre ishte peticioni i hartuar nga poetja Daniella Kuzmanova dhe muzikanti Vencisllav Micov, i cili mblodhi nënshkrimet e 2000 artistëve. Në dokumentin e dërguar në 7 institucione shtetërore janë paraqitur kërkesat konkrete për ndihmë nga ana e shtetit me qëllim shpëtimin e sektorit pas fundit të pandemisë. “Duhet të krijohet regjistër i të prekurve. Sipas të dhënave të ndryshme artistët e pavarur janë midis 2 mijë dhe 80 mijë”, komentoi Micov para mikrofonit të Radio Bullgarisë. Krijuesit insistojnë të dinë sa janë mjetet, të cilat Bullgaria do të marrë nga BE-ja për rimëkëmbje dhe përballimin e pasojave të pandemisë dhe sa prej tyre do të përdoren për kulturën. Ndër kërkesat e përfshira në peticion është shtyrja me disa muaj të shlyerjes së kredive të tërhequra nga njerëzit, të cilët punojnë në fushën e kulturës.
Vencisllav Micov e cilësoi bisedën e organizuar me ftesë të Presidentit si konstruktive, por shtoi se Presidenti nuk disponon me mundësitë e pushtetit ekzekutiv për përkrahje të drejtpërdrejtë dhe roli i tij është të propozojë zgjidhje ekspertësh.
Krijuesit bullgarë janë ndër të parat që ishin prekur rëndë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Covid-19. Të prekurit punojnë në institucionet shtetërore kulturore dhe në sektorin e pavarur kulturor.
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar..