Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Foto: BGNES

34 janë rastet e reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, bëri të ditur në një briefing të jashtëzakonshëm Zëvendësministrja e Shëndetësisë Zheni Naçeva. Rasti për briefingin është mospërputhja e të dhënave për të porsainfektuarit dhe të vdekurit në sajtin e portalit unik informativ për Covid-19.

8 prej rasteve të porsaregjistruara janë hospitalizuar. 68 veta janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Në periudhën në fjalë janë bërë 1276 PCR teste.

Naçeva shpjegoi se nuk ka pacientë të vdekur nga infeksioni i koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari.

“147 kanë qenë të vdekurit deri më 4 qershor, deri më 5 qershor janë shpallur 159 raste. Rastet e reja janë për pacientë të vdekur gjatë prillit dhe në fillim të majit, kur një pjesë e spitaleve nuk kanë raportuar rastet përkatëse për pacientë të vdekur, shpjegoi Naçeva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Verërat vendase do të konkurrohen me verërat e huaja në "Vinaria 2025"

Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..

botuar më 25-02-18 6.35.PD

“Agra 2025” takon shkencën me praktikën në Panairin Ndërkombëtar në Plovdiv

Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..

botuar më 25-02-18 5.45.PD
Pamje nga fshati Shiroka Llëka (Bullgaria Jugore)

Parashikimi i motit për 18 shkurtin

Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..

botuar më 25-02-17 7.40.MD