Ministri i rinisë dhe i sportit Krasen Krallev tha, se sporti bullgar në kohë të afërte do të rivendosë tërë veprimtarinë. Bullgaria ishte ndër të parët të cilët aplikuan masa të rrepta kundër epidemisë dhe prandaj është ndër vendet më pak të prekura nga epidemia, tha ai para TV+. Sipas tij kjo ndihmoi për heqjen e kufizimeve dhe për uljen e dëmeve ekonomike. Ministri theksoi, se të gjitha sportistët dhe federatat sportive silleshin me dinjitet në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas tij lehtësimi i masave në fushën e sportit ecën sipas planit dhe pas 15 qershorit të gjitha nivelet e sportit bullgar do të fillojnë të funksionojnë.
"Respekt për guximin e Svetllana Kamenovës, e cila garoi në kategorinë e femrave në Lojërat Olimpike. Asnjë grua nuk duhet të garojë me një burrë. Kjo nuk është një lojë e drejtë, e sigurt dhe e barabartë. Integriteti i Komitetit Olimpik..
Akoma në ditën e parë të eliminimit në Turneun e Volejbollit në Olimpiadën e Parisit, arbitri më i mirë bullgar Ivajllo Ivanov do të jetë arbitri i parë i ndeshjes në çerekfinalen për meshkuj ndërmjet Italisë dhe Japonisë. Në Lojërat në..
Komiteti Olimpik Bullgar doli me qëndrim të fortë kundër pjesëmarrjes në Olimpiadën e Parisit të dy boksiereve të cilat nuk e kaluan testin gjinor. "Komiteti Olimpik Bullgar ngre edhe një herë çështjen e respektimit të rreptë të barazisë gjinore në..