Më 11 qershor, ditën e enjte, në orën 11.00 në Sallonin e Madh të Akademisë Bullgare të Shkencave, është ceremonia funerale për nder të akad. Stefan Vodeniçarov. Ai vdiq më 9 qershor, në moshën 75 vjeç. Gjatë viteve Stefan Vodeniçrov ishte kryetar i Akademisë Bullgare të Shkencave, Ministër i Arsimit dhe Shkencës, drejtor i Institutit të Metaleve, Pajisjeve dhe Teknologjive dhe kryetar i mbledhjes së përgjithshme të Akademisë Bullgare të Shkencave.
Në fillim të vitit 2020 Stefan Vodeniçarov kryesoi iniciativën “Unitet”, që bashkon një sërë shkencëtarësh bullgarë. Ata u bënë apel politikaneve për masa urgjente sa i përket krizës demografike në vend. Në një letër të hapur shkencëtarët deklaruan “Shoqëria është në një krizë të thellë, kombi shpërbëhet dhe është një prej kombeve që që zhduken më shpejt në botë”.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..