Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lamtumirë e fundit një shkencëtari të shquar bullgar

Akad. Stefan Vodeniçarov
Foto: BGNES

Më 11 qershor, ditën e enjte, në orën 11.00 në Sallonin e Madh të Akademisë Bullgare të Shkencave, është ceremonia funerale për nder të akad. Stefan Vodeniçarov. Ai vdiq më 9 qershor, në moshën 75 vjeç. Gjatë viteve Stefan Vodeniçrov ishte kryetar i Akademisë Bullgare të Shkencave, Ministër i Arsimit dhe Shkencës, drejtor i Institutit të Metaleve, Pajisjeve dhe Teknologjive dhe kryetar i mbledhjes së përgjithshme të Akademisë Bullgare të Shkencave.

Në fillim të vitit 2020 Stefan Vodeniçarov kryesoi iniciativën “Unitet”, që bashkon një sërë shkencëtarësh bullgarë. Ata u bënë apel politikaneve për masa urgjente sa i përket krizës demografike në vend. Në një letër të hapur shkencëtarët deklaruan “Shoqëria është në një krizë të thellë, kombi shpërbëhet dhe është një prej kombeve që që zhduken më shpejt në botë”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sulmi kundër Teatrit Kombëtar tërhoqi vëmendjen e Parlamentit Europian

Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lodhur me premierën e pjesës  "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..

botuar më 24-12-02 1.57.MD

Presidenti hapi edicionin e 22-të të "Krishtlindjeve Bullgare"

Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..

botuar më 24-12-02 1.37.MD
Dimitër Gllavçev

Për shkak të bllokimit tëpunës së parlamentit, kryeministri është i shqetësuar për miratimin e buxhetit

Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..

botuar më 24-12-02 11.46.PD