Partia Socialiste Bullgare BSP shpalli grumbullim nënshkrimesh për dorëheqjen e qeverisë në çdo qytet. Socialistët propozojnë gjithashtu krijimin e dy komisioneve në Parlament – njëri për hetimin e lidhjeve të pushtetarëve me afaristin Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai me 18 akuza, ndërsa tjetri – për skandalin në Ministrinë e Bujqësisë pas incizimit audio, ku Ministrja Desisllava Taneva këshillon që të mos flitet për mashtrime në kuadrin e skemës evropiane për përkrahje të ndërlidhur.
Në përgjigje të kësaj GERB akuzuan BSP për veprime, të cilat janë në shërbim të interesave të biznesmenit Vasill Bozhkov. Në një briefing në centralin e GERB-it deputeti Toma Bikov shpalli se GERB do të përkrahë krijimin e një komisioni i cili të zbulojë oligarkët e tërë periudhës së tranzicionit. Në këtë komision tema nuk duhet të jetë Vasill Bozhkov dhe partia e tij e ardhshme, por duhet të shqyrtohet tërë problemi, nënvizoi Bikov.Greqia kërkoi në OKB që Turqia të kthejë statutin e muzeut të “Shën Sofjes” Greqia bashkë me një sërë organizatash ndërkombëtare, kërkon nga Turqia për të kthyer statusin e mëparshëm të muzeut të “Shën Sofjes” në Stamboll. Monumenti antik..
Bullgaria ndodhet para zgjedhjeve më të rëndësishme që nga fillimi i tranzicionit drejt demokracisë, pohojnë analizatorët në vend. Deri në fillimin e fushatës paraelektorale mbeten ditë të numëruara. Sa njerëz do të shkojnë deri tek kutitë e votimit - kjo..
Duke i përgjigjur pyetjes se cilat do të jenë super fuqitë gjatë 2030 58% e bullgarëve e vendosin Rusinë në vend të parë, 50% e vendosin Kinën dhe 46% - Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo tregon një studim global i Asociacionit Ndërkombëtar..