79 janë rastet e ripohuara të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, bëri të ditur Portali Unik Informativ. Më shumë janë rastet në rajonet e Pazarxhikut – 16, Slivenit – 16, Sofjes – 18 dhe në Shumen – 12. Tre veta me koronavirus dhe sëmundje shoqëruese kanë vdekur gjatë periudhës së shënuar. Kështu numri total i të vdekurve që nga fillimi i epidemisë është 167 veta. Rastet e ripohuara të të infektuarve me koronavirus në Bullgari janë gjithsej 2889, 1099 prej të cilave janë aktive. Personat e shëruar janë 1623, 36 prej të cilëve janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë natës nga perëndimi në lindje reshjet e shiut do të ndalen dhe vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen. Ditën e enjte do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Dukshmëria do të jetë përkohësisht e zvogëluar..
Gjykata e Lartë Administrative anuloi si të paligjshëm refuzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për regjistrimin e koalicionit "Lëvizja për të Drejta dhe Liri - Fillimi i Ri" (një nga dy fraksionet e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri - DPS)..
Me votat e GERB, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), parlamenti vendosi të zgjasë me 180 ditë negociatat mes ministrit bullgar të energjisë dhe homologut të tij ukrainas për..
Skandali me dhënien e pasaportave bullgare për para gjashtë vjet më parë mund të vërë në pikëpyetje kandidaturën e Ekaterina Zaharieva për komisionere..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në gjysmën lindore të vendit, do të shoqërohen me..
Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka marrë vendim për aplikimin e dorëzuar që fraksioni i DPS-së rreth kreut të nderit Ahmed Dogan..