Skandali me dhënien e pasaportave bullgare për para gjashtë vjet më parë mund të vërë në pikëpyetje kandidaturën e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane, njoftoi korrespondenti i BNR në Bruksel, duke cituar edicionin "Politico". Ai citon fjalimin e eurodeputetit bullgar Nikolla Minçev nga koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe grupi liberal “Rinovo Evropën”, kandidati i të cilit Julijan Popov u refuzua. Minçev deklaroi për botimin se "akuzat hedhin hije mbi kandidaturën e Zaharieva", "duke pasur parasysh faktin se ndër prioritetet e Von der Leyen është sundimi i ligjit". “Politico” citon edhe edicionin “Euraktiv”, sipas të cilit një ish-punonjëse e Departamentit të Migracionit e ka akuzuar Zaharievën se derisa ka qenë ministre e drejtësisë në periudhën 2015-2017, ka marrë pjesë në një skemë për dhënien e shtetësisë me pagesë. Vetë Zaharieva i mohoi atëherë akuzat dhe nuk kishte pasoja për të.
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Pomories. Qendra do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në orën 16:00...
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..