Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Disa mësuese me koronavirus në një kopsht fëmijësh në Sofje

Jordanka Fandëkova
Foto: BGNES

Tri mësuese në një kopsht fëmijësh në Sofje kanë rezultuar pozitive për Covid-19, bëri të ditur në Facebook Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Dy grupet, ku kanë punuar mësueset, do të mbyllen, janë informuar prindërit e të gjithë fëmijëve. Tërë personeli i kopshtit, fëmijët e dy grupeve dhe prindërit e tyre do të testohen për Covid-19. Do të dezinfektohet tërë kopshti. Drejtoresha Rosica Aleksieva bëri të ditur para BNR-së se testimi ka filluar pasi është konstatuar se 7 veta nga personeli kanë vizituar qytezën Sërnica në Rodope, ku ishte zbuluar vatër infeksioni.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti u shpall kundër dërgimit të ushtarëve bullgarë në Ukrainë

Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..

botuar më 25-02-18 2.02.MD
Superkompjuteri bullgar Discoverer

Kanë në plan të krijojnë një fabrikë të inteligjencës artificiale në Sofje

Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..

botuar më 25-02-18 12.32.MD

Bullgaria do të kërkojë një raport të konvergjencës për eurozonën deri në fund të muajit

Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..

botuar më 25-02-18 9.58.PD