Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Universiteti i Sofjes e përmirësoi vlerësimin e vet evropian

Universiteti i Sofjes
Foto: Ani Petrova

Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” e përmirëson pozitën e vet në një prej klasifikimeve më të autoritetshme botërore të shkollave të larta QS World University. Universiteti i Sofjes është në grupin mes vendit të 600 dhe të 650. Para dy vitesh “Shën Klementi i Ohrit” ishte në grupin nga vendi i 800 deri në atë të 1000. Pozita nga viti 2000 është më e mira deri tani, pasi gjatë vitit 2019 Universiteti i Sofjes ishte në grupin nga vendi 751 deri në vendin e 800.

Treguesit, të cilët pengojnë lëvizjen e universitetit më të vjetër bullgar më përpara në klasifikim, janë mungesa e pedagogëve të huaj, të cilët janë nën 1%. Pak janë edhe studentët e huaj – vetëm 1100 nga gjithsej 19 000 studentë.

Për nga treguesit e tjerë Universiteti i Sofjes është mbi nivelin mesatar të 1000 universiteteve më të mira në botë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë fituan medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Kimisë

Nxënësit bullgarë u kthyen në shtëpi me një komplet të plotë medaljesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë Mendeleev në Kinë. Në konkurrimin e 151 pjesëmarrëse nga 26 shtete, ata fituan medalje ari, argjendi dhe..

botuar më 24-04-30 5.59.MD

Me çfarë do të hyjë në histori Parlamenti Evropian në largim?

Seanca plenare e lamtumirës e Parlamentit të nëntë Evropian (PE) kaloi nën shenjën e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin e radhës”, tha gazetarja e programit “Horizont” të BNR Tanja Millusheva , e cila vizitoi për herë të parë organin..

botuar më 24-04-30 5.09.MD

Donacion nga Bullgaria për bullgarët në Prespën e Vogël

Një tjetër donacion të madh për rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, ku jetojnë edhe njerëz me rrënjë bullgare, bëri Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. Pas kërkesës së kryetarit të Komunës Pustec Pali Kolevski dhe nënkryetarit Jani Nikolla,..

botuar më 24-04-30 4.41.MD