Pavarësisht nga kriza e Covid-19 për asnjë çast nuk është ndërprerë procedura për ndërtimin e centralit atomik elektrik “Belene”, tha në Kuvendin Popullor ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova. Pesë kompanitë nga Rusia, Kina, Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Franca kanë pohuar synimin e tyre të paraqesin oferta dhe të marrin pjesë në procedurën e zgjedhjes së investitorit strategjik.
Etapa tjetër para hartimit dhe paraqitjes së ofertave është pranimi i kandidatëve në të ashtuquajturën sallë të informimit, ku përfaqësuesit e kompanive do të kenë akses në të gjitha informacionet teknike për projektin.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..