Që nga 15 deri në 30 qershor në përputhje me urdhëresa të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev mbajtja e maskave, ose e mjeteve të tjera mbrojtëse mbetet e detyrueshme në transportin urban, në objekte me rëndësi publike dhe në ato tregtare, në farmaci dhe spitale. Në të gjitha vendet e tjera publike mbajtja e maskave është e rekomandueshme.
Mbeten në fuqi kërkesat për dezinfektim dhe higjienë të duarve, mospranimi në ambientet e punës të pacientëve me simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, respektimi i distancës prej 1.5 metrash nga personat, të cilët nuk janë nga një familje, puna në distancë atje ku kjo është e mundur.
Pasi pacientët e diagnostikuar me Covid-19 dalin nga spitali ata vendosen në karantinë 14 ditore. Vendimet e lëshuara deri në 15 qershor për izolim të detyrueshëm prej 28 ditësh hiqen me urdhër të drejtorëve të inspektorateve regjionale të shëndetësisë pas skadimit të karantinës 14 ditore dhe në rast një rezultati negativ për Covid-19. Nuk lejohen vizitat në spitale.
Aktivitetet sportive në ambiente të hapura dhe të mbyllura zhvillohen me plotësim të kapacitetit të vendeve deri në 50% dhe distancë mes spektatorëve të paktën një vend.
Me plotësim të kapacitetit të ambienteve deri në 50% mund të zhvillohen gjithashtu kongrese, konferenca, seminare, ekspozita dhe aktivitete kulturore-argëtuese, përfshi këtu teatrot, koncertet, shfaqjet skenike.Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..