Në orën 16.00 të 15 qershorit ishin hequr paraprakisht masat për kufizimin e lëvizjes nga dhe deri në fshatin Izgrev, afër qytetit verior bullgar Shumen. Vendimi për këtë ishte marrë nga shtabi operativ vendor pasi ishin shpallur rezultatet e testimit të 300 vetave (gjysmë e popullsisë së fshatit Izgrev).
38 janë rastet e konfirmuara të koronavirusit në fshat, por ato nuk janë shpërndarë në të gjithë territorin e vendbanimit, por janë lokalizuar në tri rruga, ku karantina do të mbetet në fuqi. Pavarësisht nga protestat e vendasve masat parandaluese kundër koronavirusit mbeten në fuqi.
Vazhdon testimi i banuesve të bashkisë Kaolinovo, e cila ndodhet në po atë rajon të vendit, ku është regjistruar një vatër tjetër e sëmundjes, informuan autoritetet përgjegjëse.
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..