Shumë nga veprimet e përditshme pësuan ndryshim të detyruar për shkak të pandemisë së Covid-19. Në kushtet e kufizimeve, izolimit social dhe ndalimeve jo vetëm njerëzit, por edhe sendet u bënë objekt i kërkesave dhe normave speciale. Sipas rregullave të reja të Ministrisë së Kulturës, librat në bibliotekat gjithashtu duhet të vihen “nën karantinë”. Pasi do të kthehen nga lexuesit ata duhet të qëndrojnë në izolim të paktën 72 orë, shkaku është aftësia e virusit të ngjitet mbi sipërfaqet ku mund të mbetet vital për një kohë të gjatë.
Ndryshe nga të gjitha bibliotekat publike, Biblioteka Kombëtare “Shenjtor Qirill dhe Metodij” nuk jep libra për shtëpinë, ata shfrytëzohen vetëm në sallat e leximit. Pasi rifilloi punën e vet me lexuesit më 19 maj ajo aplikoi masa të rrepta kundërepidemike. Për lexuesit ato fillojnë që nga hyrja, ku matet temperatura me termometra pa kontakt, dezinfektohen këpucët, duart dhe sigurohen doreza.
Masa të jashtëzakonshme ndërmerren edhe për librat. Ndër ta janë izolim i librave për 72 orë, sterilizues special i lëvizshëm UV për gazetat dhe botimet periodike, trajtim me vajra eterike nga pema e çajit i fondeve të vlefshme arkivore. Në Bibliotekën Kombëtare u veçua edhe një vend special për “vënien” e librave nën karantinë.
Mirëpo karantina e detyrueshme treditore është edhe problem. Për këtë masë edhe një lexues i njëjtë nuk mund të shfrytëzojë një libër dy ditë me radhë. Kjo u bë shkak që udhëheqja të kërkojë mënyrë më të shpejtë dhe më shpresëdhënëse për sterilizimin e librave. Që prej një jave në bibliotekë ka në makinë UV për dezinfektimin e librave. Aparati i ngjan një furrë me mikrovalë, shfrytëzon rrezet ultravjollce të cilat asgjësojnë virusin pa dëmtuar letrën.
“Me ndihmën e aparatit të ri për 30 sekonda dezinfektohen 6 libra – shpjegon zëvendës drejtoresha Vanja Avramova. – Në këtë mënyrë shkurtojmë kohën për izolimin e librave, e cila duhet të jetë 72 orë sipas rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Tani brenda një dite mund të japim një libër të njëjtë disa herë.”
Profesori Milen Kumanov nga Instituti i Historisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave është ndër lexuesit më të rregullt të bibliotekës Kombëtare “Shenjtor Qirill dhe Metodij”. “Kjo është shtëpia ime e dytë.Përnjë punëtor shkencor biblioteka është burimi më i çmueshëm i diturive” – thotë ai dhe vazhdon:
“Me rëndësi të madhe është që edhe në këtë situatë të tensionuar të vazhdojmë punën krijuese. Personeli i bibliotekës bënë çmos për të krijuar kushte për këtë. Jam i kënaqur nga masat që ndërmerren. Dezinfektohen vendet pas çdo lexuesi, të gjitha librat sterilizohen dhe ndërmerren të gjitha masat që të shuhet çfarëdolloj infektimi. Orët të cilat i kaloj në bibliotekë janë me rëndësi të madhe për mua. Vetëm atëherë ndjej se dita ime kaloi në mënyrë të plotëvlefshme.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..