Më 22 qershor në Ditën e folklorit bullgar, në skenën e hapur mbas Pallatit Kombëtar të Kulturës në një vend do të mblidhen interpretues të shquar dhe ansamble të famshme popullore. Ideja për këtë ngjarje folklorike vjen nga ansambli “Çinari” dhe është lidhur me solsticin veror.
Në spektakël me titull “Koha për folklor” do të marrin pjesë dhe aktori Dimitër Tuxharov – Shkumbata, Stojan Jankullov - Stunxhi, grupi “Etnotiks”, “Bullgarina”, Shkolla Profesionale e Artit të Vallëzimit e Sofjes dhe formacioni “Çinari Drums”.
Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..
Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..
Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..