Bullgaria mori mbi 7 tonë veshje mbrojtëse nga operacioni pilot i Mekanizmit të BE-së për Mbrojtjen e Kufijve – rescEU , bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Evropian Balash Uzhvari.
Dërgesa përfshin 500 mijë maska të blera nga Bullgaria, kurse shpenzimet e transportit mbulohen nga BE-ja. Pas furnizimit të suksesshëm deri në Bullgari të mjeteve mbrojtëse gjatë javëve të tjera do të zhvillohen operacione të tjera, ka deklaruar Komisioneri evropian i menaxhimit të krizave Janez Lenarcic.
Vendet e BE-së mund të aplikojnë për financim suplementar nëpërmjet Instrumentit për Përkrahje Urgjente për transportimin e mallrave më të nevojshme, ekipeve mjekësore dhe pacientëve të prekur nga koronavirusi, tha Lenarçiç.
37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe 20.8% nuk e pranojnë fare. Pjesa tjetër e ka të vështirë të përgjigjet. Kështu, qeveria e Rosen..
Eurodeputeti nga “Vëzrazhdane” Stanisllav Stojanov u zgjodh kryetar i grupit evropian “Evropa e Kombeve Sovrane”, njoftoi qendra për shtyp e partisë “Vëzrazhdane” . Stojanov ishte i vetmi kandidat për këtë post dhe u zgjodh unanimisht nga të gjitha..
Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit do të punojë shumë dhe pas të martës do të fillojë emërimet e personelit të zëvendësministrave dhe guvernatorëve rajonalë, tha në parlament kreu i GERB Bojko Borisov. Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit është regjistruar si..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..
Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT...