Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov është infektuar me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur vetë Grigor Dimitrov në profilin e tij në Instagram. Dimitrov hoqi dorë nga pjesëmarrja në “Adria Tur” menjëherë pas humbjes në ndeshjen e vet të parë të turneut.
Arsyeja për infektimin mund të festa e organizuar në një klub nate në Beograd pas fundit të turneut atje. Pavarësisht nga pandemia mikpritësi Novak Xhokoviç organizoi argëtimin për kolegët-pjesëmarrës në turne. Pak më vonë u bë e qartë se Xhokoviçi ka qenë në kontakt me basketbollistin e “Partizanit” Nikolla Jankoviç, i cili gjithashtu është i konfirmuar me Covid-19.
Për shkak të lajmit për infektimin e Dimitrovit ishte anuluar ndeshja finale e turneut në Zadar ndërmjet Xhokoviçit dhe Rublevit.
Sipas renditjes botërore të tenistëve të publikuar sot, Grigor Dimitrov ruan pozitën e dhjetë, ndonëse nuk arriti të mbrojë pikët nga titulli në Brisbane për shkak të lëndimit. Bullgari humbi 150 pikë dhe është me një aktiv nga 3200 – 5 më shumë se..
Grigor Dimitrov humbi shansin për të marrë një rrugë më të lehtë për të mbrojtur titullin e tij në Brisbane pasi lideri në skemë Novak Gjokoviq u eliminua. Fatkeqësisht, bullgari u dëmtua në ndeshjen gjysmëfinale kundër çekut Jiri Lehechka dhe u largua nga..
Tenisti bullgar Grigor Dimitrov, i cili mbron titullin e tij në Brisbane, mposhti përfaqësuesin vendas, Xhordan Tompsën me 6:1, 2:1, gjë pas së cilës kundërshtari i tij u tërhoq për shkak të lëndimit. Kështu, bullgari arriti në gjysmëfinalen e tij të..