Bankat kanë shtyrë afatet e shlyerjes së obligimeve për 10% prej portofolit të tyre të kredive pas moratoriumit që është në fuqi nga 10 prilli mbi pagimet e huave. Masa ishte ndërmarrë pas miratimit nga ana e Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës Popullore Bullgare dhe është në përkrahje të qytetarëve dhe firmave në gjendje të keqe financiare për shkak të koronavirusit.
Më 22 qershor skadon afati, brenda të cilit bankat tregtare pranojnë aplikime për shtyrjen e afatit të pagimit të kredive.
Deri më 31 maj janë paraqitur 102 000 aplikime të tilla, 80 300 janë ato të miratuara me vlerë bruto të bilancit 3.1 mrld euro, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare.
Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..
Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..
Bullgaria do të marrë 65.2 milionë euro nga BE për një projekt për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në mbështetje të integrimit të energjisë së rinovueshme, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian. Paratë janë pjesë e një..