Po të miratohet Marrëveshja e Gjelbër e BE-së për neutralitet klimatik deri më 2050 në variantin e propozuar aktualisht sektorët më të prekur në Bullgari do të jenë ai i transportit dhe ai i nxjerrjes së qymyrit. Do të humbim nga 90 mijë deri më 150 mijë vende pune, tha presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov.
Sipas kryetarit të Asociacionit të Kapitalit Industrial në Bullgari Vasill Velev metalurgjia dhe kimia do të humbin nga “marrëveshja e gjelbër”, sepse konsumojnë sasi të konsiderueshme të energjisë dhe çmimi i lartë i energjisë do të ulë konkurrueshmërinë e tyre.
Këshilli Ekonomik dhe Social mendon se Bullgaria do të jetë një nga vendet e BE-së më të prekura nga ndryshimet e ardhshme të lidhura me Marrëveshjen e Gjelbër.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..