Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

79 raste të reja të koronavirusit nga 2776 teste të bëra

Foto: ЕPA/BGNES

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2776 veta. 79 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Më i madh është numri i të infektuarve në Sofje – 32, tregojnë të dhënat e Sistemit Informativ Kombëtar.

Tani për tani rastet e regjistruara në vend janë 3984. 1606 prej tyre janë aktive.

Personat e vdekur me koronavirus janë 207. 8 prej tyre - gjatë 24 orëve të fundit.

Në spital janë vendosur 341 pacientë me Covid-19, 11 prej tyre janë në repartet intensive.

Janë shëruar 2171 veta, 97 prej të cilëve janë regjistruar në harkun kohor 24 orësh.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 shtatorin 2024

Gjatë natës nga perëndimi në lindje reshjet e shiut do të ndalen dhe vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen. Ditën e enjte do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Dukshmëria do të jetë përkohësisht e zvogëluar..

botuar më 24-09-11 7.35.MD

Gjykata lejoi që " Lëvizja për të Drejta dhe Liri - Fillimi i Ri" i Deljan Peevski të marrë pjesë në zgjedhje

Gjykata e Lartë Administrative anuloi si të paligjshëm refuzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për regjistrimin e koalicionit "Lëvizja për të Drejta dhe Liri - Fillimi i Ri" (një nga dy fraksionet e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri - DPS)..

botuar më 24-09-11 4.11.MD

Parlamenti zgjati me 6 muaj negociatat me Ukrainën për pajisjet bërthamore ruse

Me votat e GERB, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), parlamenti vendosi të zgjasë me 180 ditë negociatat mes ministrit bullgar të energjisë dhe homologut të tij ukrainas për..

botuar më 24-09-11 3.16.MD