Është obligim i shtetit që të kujdeset për sigurinë e sistemit shëndetësor. Këtë e tha në një intervistë për BNR-në dr. Ivan Maxharov – kryetar i Bashkimit të Mjekëve Bullgar. Më herët në një letër dërguar mediave Bashkimi reagoi ashpër ndaj qëllimit të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u vendosur gjoba spitaleve, të cilat kërkojnë që pacientët e tyre të bëjnë teste për Covid-19. Kjo i bën pacientët për të hequr dorë nga mjekimi, sepse nuk mund ta paguajnë. Sipas Maxharovit pacientët nuk duhet t’i paguajnë këto teste, por në çmimet e të ashtuquajturave “shtigje klinike” nuk janë parashikuar shpenzime për PCR.
“Në luftimin e koronavirusit shteti nuk ka harxhuar asnjë lev nga buxheti shtetëror për shëndetësinë. Paratë, të cilat jepen për vijën e parë të luftimi janë në kuadrin e një projekti evropian, ndërsa të tjerat – nga Arka Kombëtare e Shëndetësisë” , konstatoi Maxharovi.Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеэе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me..