Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshohet marrëveshja për bashkëpunim policor në Evropën Juglindore

Foto: Radio Vidin

Qeveria miratoi ndryshimet në Marrëveshjen mes palave të Konventës për bashkëpunim policor në Evropën Juglindore për këmbim të automatizuar të të dhënave ADN, të të dhënave daktiloskopike dhe të të dhënave për regjistrim të automjeteve. Ajo u nënshkrua më 13 shtator 2018 në Vjenë mes Austrisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Moldavisë. Ndryshimet janë të nevojshme për shkak të procedurave penale të KE-së kundër Austrisë, Bullgarisë, Hungarisë dhe Rumanisë. Sipas komisionit dispozitat në dokument janë lidhur me të drejtat e vendit përkatës për të pranuar vendime, nëse një shtet i tretë për BE-në siguron një nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave personale.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjithnjë e më shumë të huaj po punojnë në Bullgari në kuadër të programeve afatshkurtra të punësimit

Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, në vitin 2024, punëdhënësit bullgarë kanë rritur importin e personelit nga vendet jashtë BE-së. 15 560 të huaj kanë ardhur për punësim afatshkurtër, ose mbi 35% më shumë se në 2023. Numri më i madh i punëtorëve..

botuar më 25-02-03 10.11.PD
Ministri Georg Georgiev

Nuk ka ftesë nga Shkupi për festën e Goce Dellçevit

Me Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë festë të përbashkët të 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt. Bullgaria nuk ka marrë ftesë për ta festuar së bashku këtë ditë, tha ministri i jashtëm. Duke folur për bTV, Georg Georgiev i përshkroi..

botuar më 25-02-03 9.28.PD

Liqeni i Pomories mirëpret vizitorët pa pagesë për Ditën Botërore të Ligatinave

Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Pomories. Qendra do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në orën 16:00...

botuar më 25-02-01 5.15.PD