Me fluturime charter mbërrijnë rreth 85% e turistëve të huaj. Mirëpo, 98% prej tyre u anuluan për muajin qershor për shkak të frikës nga koronavirusi. Mungesa e turistëve të huaj në fillim të verës u bë shkak që 70% e hoteleve në vendpushimin më të madh në bregdetin tonë jugor “Sllënçev Brjag” të mbeten të mbyllura.
Derisa gjatë qershorit të vitit 2019 Bullgaria ka pritur mbi 315 mijë turistë, sivjet për periudhën e njëjtë pritet që numri i tyre të jetë rreth 6000. “Ka rrezik që sivjet të mos kemi stinë turistike”, vuri në dukje në një intervistë për BNR-në kryetari i dhomës turistike në Burgas Ivan Ivanov.
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..