Ndërmarrjet tona të vogla dhe të mesme realizojnë eksport më të madh në Gjermani, Rumani, Itali, Francë, Greqi dhe Poloni. Rritje më të madhe shënojnë biçikletat elektrike dhe motoçikletat e vegjël. Për nga ky tregues jemi në vend të gjashtë në Evropë.
Pas kësaj në listën e eksportit janë instrumentet matëse, tregon një studim i Institutit për Ekonomi të Tregut për mundësitë për eksport të biznesit vogël dhe të atij të mesëm. Në fushën e instrumenteve matëse prodhimi ynë ka pozita serioze në vende si Zvicra, SHBA-ja dhe Japonia. Bullgaria dhe vende të tjera nga Evropa Qendrore dhe Lindore shënojnë rritje të furnizimeve të pajisjeve të ndryshme elektrike, si akumulatorë, ngrohës elektrikë, ndërsa konkurruesit tanë në këtë sektorë janë furnizues jashtë BE-së, si Kina.Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...