Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Letër për Bullgarinë... nga fëmijët bullgarë nëpër botë

Veprat e 28 të rinjve me rrënja bullgare që banojnë jashtë u mblodhën në librin e ri “Letër për Bullgarinë nga bullgarë të rinj nëpër botë”. Organizator i projektit është Fondacioni “Shans për fëmijët dhe natyrën e Bullgarisë”. Kryetarja e tij Liliana Sllavova tregon para Radio Bullgarisë për ndjenjat e ndërthurura dhe për mesazhet e bullgarëve të rinj nëpër botë drejt mëmëdheut.

“Libri u realizua në kuadrin e konkursit kombëtar letrar “Edhe fëmijët pushtojnë botën. Trego se mundesh!”, i cili u afirmua brenda viteve. Në vitin 2019 tema ishte “Letra ime për Bullgarinë”. Pasi ndaj kësaj teme u shfaq një interes i madh vendosëm që sivjet t’u drejtohemi fëmijëve që nuk jetojnë në vend që të zbulojmë se si mendojnë ata. Mesazhet njëkohësisht janë të ndryshme, por edhe të afërta – dashuri, shpresë, nostalgji... Të gjitha ato dhe mesazhe të tjera mund të zbulohen në librin e ri i cili përbën një pasqyrë origjinale të ndjenjave të të rinjve që jetojnë jashtë shtetit.” 

Pjesëmarrje më aktive regjistruan fëmijët me rrënja bullgare në Spanjë, Itali, Turqi, Gjermani, Francë, Norvegji, Sllovaki. Libri i cili përmbledh tekstet e tyre përbën një vazhdim të librit të botuar vjet “Letra ime për Bullgarinë”.

Mirëpo, se si ndryshon pamja e Bullgarisë me kalimin e kohës dhe nga larg?

“Ky projekt nuk ka për qëllim të mbledhë në një libër tekstet më të mira. Sivjet analizuam edhe qëndrimet aktuale të fëmijëve jashtë shtetit. Në shkallë të madhe ato janë të formuara nga prindërit dhe nga arsyetimet e tyre të braktisin atdheun – shpjegon Liliana Sllavova. – Jam e bindur, se ne të moshuarit, mbajmë përgjegjësinë më të madhe për dashurinë dhe për qëndrimin e fëmijëve tanë ndaj vendit. Ata janë të ndikuar nga vlerat tona morale dhe nga sjellja jonë. Është jashtëzakonisht shqetësues fakti, se  bëjmë çmos që fëmijët tanë të jenë të arsimuar mirë që të realizohen jashtë shtetit.”

Veprat e autorëve të rinj shtrojnë shumë pikëpyetje, si për shembull çfarë është mëmëdheu për njeriun, çfarë është gati të bëjë ai për të, çfarë është njeriu pa familje dhe pa atdhe...

Për kthim në shtëpinë amtare dhe për dashurinë ndaj Bullgarisë shkruan 18 vjeçarja Jummjugjull Çavdarova nga qyteti turk Tekirdag, e cila fitoi vendin e parë në konkurs: “I mbyllsytë e lodhur dhe e nis rrugën e fshehtë e cila çon që nga Stambolli deri te Dobruxha. Rruga është e shkurtër – aq sa një kthim. Duart e mia të çmallura zgjaten me guxim te porta e njohur dhe zemra ime mbushet me ngrohtësi sikur jam pranë zjarrit në një natë plotë acar.”

Veprat me vlerë ndryshojnë botë dhe botëkuptime, bën konkluzionin Liliana Sllavova nga Fondacioni “Shans për fëmijët dhe natyrën në Bullgari”:

“Libri ynë përbën një udhërrëfyes origjinal i cili mund të na hapë shqisat. Mendoj, se ky libër duhet të lexohet detyrimisht në të gjitha institucionet, nga politikanët, nga mbarë shoqëria. Veprat vijnë të na tregojnë se fëmijët e dinë se njeriu zbulon se kush është dhe nga ku vjen kur hap shqisat drejt botëve dhe kulturave të tjera.  Është mirë që të udhëtojmë por edhe më mirë është të kthehemi.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: forbkids.org dhe arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Klasiku Kirill Hristov - “diktatori” lirik dhe mbledhësi i kujtimeve

Në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të letërsia artistike bullgare shënon një ngritje të paparë. Mes plejadës prej poetëve dhe shkrimtarëve të talentuar, siç janë Penço Sllavejkov, Ivan Vazov , Pejo Javorov, Aleko Konstantinov,..

botuar më 20-07-07 3.23.MD

Dorëzuan çmimet e edicionit të 24-të të “Sofia Film Fest”

Çmimi i madh “Sofja – qyteti i kinemasë” për film më të mirë shkoi tek “Motra” (Bullgari, Katar) e regjisores Svetlla Cocorkova dhe producentët Svetosllav Ovçarov dhe Svetlla Cocorkova. Çmimi i posaçëm i publikut ishte për filmim „Nocturnal”..

botuar më 20-07-07 8.28.PD

Sezoni teatral vazhdon gjatë korrikut

Sivjet teatrot do të vazhdojnë të punojnë gjatë korrikut. Artistët në Bullgari përsëri janë në skenë, pavarësisht se publiku është më pak për shkak të kërkesave për siguri dhe distancë fizike të lidhura me koronavirusin. Adhuruesit e teatrit kanë..

botuar më 20-07-05 7.00.PD