Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është mikpritëse e turneut ndërkombëtar të volejbollit në plazh

Organizatorët e turneut
Foto: Ministria e Sportit

Në Sofje do të zhvillohet një turne ndërkombëtar i volejbollit në plazh. Ndeshjet do të mbahen në bazën e re për volejboll plazhi, e cila u përgjigjet kritereve më të larta, dhe ndodhet në rajonin e liqenit të Pançarevos në afërsi të Sofjes. Nga 6 deri më 9 gusht do të zhvillohen ndeshjet e meshkujve, kurse nga 26 deri më 29 gusht – ato të femrave.

Në turne do të marrin pjesë sportistët më të mirë në këtë sport si Reid Priddy dhe të tjerë.Çmimet e parashikuara janë me vlerë të përbashkët 25 mijë euro. Organizatorët dhe presidenti i Federatës Bullgare të Volejbollit Ljubomir Ganev informuan ministrin e sportit rreth përgatitjes së kampionatit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Boksieri Radosllav Rosenov fitoi një kuotë për Olimpiadën në Paris

Nënkampioni evropian i boksit Radosllav Rosenov fitoi një kuotë olimpike në kategorinë 63.5 kg pasi mposhti Aleksandru Paraskiv të Moldavisë në turneun në Bangkok. Kështu ai u bë boksieri i pestë bullgar me kuotë për lojërat në Paris. Te femrat..

botuar më 24-05-31 1.54.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov me fitoren e dytë në Roland Garros

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mundi hungarezin Fabian Marozhan me 6:0, 6:3, 6:4 në raundin e dytë të Roland Garros. Gjatë gjithë ndeshjes ai dominoi kundërshtarin e tij. Në raundin e tretë të Kampionatit të Hapur të Francës Grigor..

botuar më 24-05-30 6.49.MD

Kryeministri i Nepalit dekoroi alpinisten bullgare Sillvija Azdreeva, e cila u ngjit në Everest

Bullgarja Sillvija Azdreeva , e cila u ngjit në Everest më 15 maj 2022, mori një njohje të madhe për arritjen e saj, duke u dekoruar personalisht nga Kryeministri i Nepalit. "Në një ceremoni solemne, pata mundësinë e rrallë të merrja personalisht..

botuar më 24-05-29 6.24.MD