Bilanci buxhetor i shtetit për datën 31 maj 2020 është pozitiv dhe me vlerë mbi 671 mln. euro, bëri të ditur Ministria e Financave. Kjo është në sajë të të ardhurave në buxhet, të cilat tejkalojnë shpenzimet me 422 mln euro. Përveç kësaj fondet evropiane, të cilat kanë hyrë në buxhet janë 249 mln. euro.
Të dhënat në fund të majit 2020 tregojnë se në shtet kanë hyrë të ardhura mbi 9 mln. euro, apo 39,7% prej të hyrave të planifikuara. Sa u përket të ardhurave tatimore dhe jotatimore është regjistruar rënie prej 741 mln. euro, apo 8,2% më pak në krahasim me majin e vitit 2019.
Subvencionet evropiane në kuadrin e programeve dhe fondeve të ndryshme për të njëjtën periudhë shënojnë rritje prej 187 mln eurosh, apo 37%. Rezerva fiskale në fund të majit 2020 është 5,2 mlrd euro.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..