Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më e rëndësishmja për udhëtimet për në Bullgari në kushtet e Covid-19

Autoritetet bullgare zgjatin ndalimin e përkohshëm të hyrjes në Bullgari deri më 15 korrik 2020 të të gjithë shtetasve, pavarësisht nga shtetësia e tyre në të gjitha pikat e kalimit kufitar të transportit tokësor, ajror, detar dhe hekurudhor.  Kjo masë kufizuese nuk është e zbatueshme për: shtetasit bullgarë, shtetasit e shteteve të BE-së, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut, vendeve të zonës Shengen duke përfshirë San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Vatikanin si dhe të vendeve të treta si: Serbia, Mali i zi dhe Bosnjë Hercegovina.

Nuk ka kufizime dhe për profesionistët dhe studiuesit mjekësorë si dhe punonjësit socialë, të cilët transportojnë produkte mjekësore, për personelin e kompanive të transportit ndërkombëtar, për zyrtarët e huaj, anëtarët e delegacioneve të tyre dhe diplomatët, për  përfaqësuesit tregtarë dhe investitorët ekonomikë si dhe familjarët e tyre gjatë udhëtimeve për arsye pune ose studim tregu. Punëtorët sezonalë të punësuar në bujqësi ose turizëm dhe për studentët, të cilët udhëtojnë për arsyen e mbylljes së vitit akademik 2019-2020 si dhe për regjistrimin për vitin akademik 2020-2021, kur nuk ofrohet mundësia e shërbimit në distancë gjithashtu mund të hyjnë në territorin e Bullgarisë.

Çdo shtetas, që hyn në territorin e Bullgarisë nga Britania e Madhe, Suedia dhe Irlanda e Veriut dhe vendet e treta, ku përfshihet edhe Shqipëria dhe Kosova, vendoset në karantinë për një periudhë 14-ditore në vendbanimin e tij ose në vendin e akomodimit të përcaktuar.

Kalimi tranzit në territorin e Bullgarisë lejohet për shtetasit e shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve Shengen duke përfshirë San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Vatikanin si dhe anëtarët e familjes së tyre, që kërkojnë të kthehen në vendbanimin e tyre. Tranzit përmes Bullgarisë mund të kalojnë dhe shtetasit e vendeve të treta, që kanë një lejeqëndrimi afatgjatë në një nga shtetet e lartpërmendura, që kërkojnë të kthehen në vendbanimin e tyre. Nuk ka pengesa për kalimin dhe për shtetasit e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovinës, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë, që kërkojnë të kthehen në vendin e origjinës.

Kalimi tranzit lejohet vetëm kur garantohet largimi i menjëhershëm nga territori bullgar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD