Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masat kundërepidemike në Aeroportin e Sofjes

Foto: dnevnik.bg

Covid-19 po vazhdon të ndikojë mbi udhëtimet  si drejt Bullgarisë, ashtu dhe që këtu drejt shteteve të tjera evropiane dhe botës. Pavarësisht nga rekomandimet  e Ministrisë së Punëve të Jashtme qytetarët bullgar u përmbahen udhëtimeve të panevojshme, dhe në qoftë se ndërmerren të tilla, ato duhet të realizohen duke u respektuar masat e forta kundërepidemike si dhe rregullat për udhëtime me aeroplan. Përveç dezinfektimit të detyrueshëm të kabinës së makinës, një parandalimi kundër përhapjes së Covid-19 po vazhdon.

Ne dezinfektojmë vendin e bagazheve, mbështetëset e karrigeve, vendet e uljes, dyshemenë, ku një vëmendje të posaçme u kushtojmë tavolinave të vogla për ngrënie. E lemë preparatin të veprojë 5 ose 15 minuta, e pastrojmë avionin dhe pas kësaj dezinfektojmë përsëri. Në bord që të gjithë pasagjerët janë të detyruar të mbajnë maska gjatë kohës së gjithë fluturimit, po kështu dhe ekuipazhi i kabinës, i cili është i ngarkuar që të ndjekë që këto kushte të respektohen. Kur ka mundësi, pasagjerët ulen në aeroplan sipas modelit të shahut për një siguri më të madhe. Gjendja shëndetësore e ekuipazheve ndiqet përditë dhe bile gjatë një shqetësimi edhe më të vogël të ndonjë anëtari të ekuipazhit, ai zëvendësohet me tjetër. Këto janë masat bazë, të cilat i ndërmarrim për parrezikshmërinë e pasagjerëve në bord-sqaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Miglena Dollapçieva, përfaqësuese e kompanisë e cila siguron dezinfektimin e Aeroportit të Sofjes. Sa i përket sigurisë së pasagjerëve kur udhëtojnë me autobus nga aeroplani dhe për në aeroplan, Dollapçieva garanton se përdoren midis 30 dhe 40% nga kapaciteti i autobusit transportues. Në këtë mënyrë sigurohet një distancë e mjaftueshme midis pasagjerëve, kurse pas çdo kursi, kabina dezinfektohet.

Masat e rrepta të sigurisë vazhdojnë dhe në aeroport:

“Gjatë çdo hyrjeje në terminalet, gjatë uljes së aeroplanit ose gjatë nisjes, matet temperatura e të gjithë pasagjerëve, nëpunësve dhe anëtarëve të ekuipazheve -  vuri në dukje zonja Dollapçieva. Terminali dezinfektohet suplementarisht nga disa herë në ditë, kurse në sportelet për regjistrim dhe shitje të biletave, si dhe në vendet e daljes, janë të vendosura ndarje shtesë, të cilat e kufizojnë kontaktin fizik. Është aplikuar një model kalimi shtesë dhe në terminal lejohen vetëm pasagjerët dhe nëpunësit.“

Apeli i cili u drejtohet të gjithë pasagjerëve udhëtues ështëqë të jenë maksimalisht të përgatitur dhe t’i kenë të qarta kërkesat e udhëtimit, si për tek ne, ashtu dhe për tek shteti tjetër drejt ku është destinacioni i tyre përfundimtar. Kjo do të sigurojë kalimin pa probleme përmes zonave për siguri dhe në këtë mënyrë vonesat në orarin e fluturimit do të shmangen.  

Një informacion të plotë për mundësinë për udhëtim në vendet nga Evropa dhe bota, si dhe shkallën e saktë të rrezikut në këtë moment, mund t’i gjeni në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë. Pyetje dhe kërkesa për një ndihmë shtesë, shtetasit bullgarë mund të drejtojnë në këto numra telefoni: +359 2 948 24 04; +359 2 971 38 56; 02 948 3052; 02 948 2552; 02 948 2085;

Jashtë orarit të punës: +359 2 948 24 04, +359 893 339 616, si dhe në internet adresën https://www.mfa.bg/en/situationcenter

Autor: Joan Kolev në bazë të intervistës së Darina Hristovës nga Radioja Kombëtare Bullgare -“Radio Sofia”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD